Ngjarje e rëndë në Tiranë, gardisti vret gruan (FOTO)

Autori Alket Arapaj 44-vjeç dhe viktima bashkëshortja e tij Ervilma Seferaj 36-vjeçe

1 / 9

Pallati ku ndodhi ngjarja

2 / 9

Autori i vrasjes Alket Arapaj 44-vjeç

3 / 9

Policia te pallati ku ndodhi ngjarja

4 / 9

Pallati ku ndodhi ngjarja

5 / 9

Autori i vrasjes Alket Arapaj 44-vjeç

6 / 9

Pallati ku ndodhi ngjarja

7 / 9

Pallati ku ndodhi ngjarja

8 / 9

Policia te pallati ku ndodhi ngjarja

9 / 9
12 Shkurt 2019, 10:54

TIRANE-Shënohet një tjetër krim në familje. Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë gruan me armë e shërbimit. Autori është Alket Arapaj 44-vjeç, ndërsa viktima është Ervilma Seferaj 36-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias. Gardisti e ka qëlluar tre herë me armën e shërbimit gruan duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën duke qarë.

Pas ngjarjes, 44-vjeçari është arrestuar menjëherë nga shërbimet e policisë. Çifti ka një fëmijë, ndërsa nuk dihet se për cfarë ka qenë konflikti në familje që solli edhe ngjarjen e rëndë. Gardisti është me arsim të lartë ushtarak (1993-1997), me gradën Kapiten me 21 vite punë ne Gardën e Republikës. Në rrethin shoqëror dhe familjar Arapaj njihet si person i sjellshëm dhe praktikues i fesë Islame, ndërsa edhe gruaja ishte e mbuluar.

Alket Arapaj ishte i pajisur me armë e shërbimit tip pistoletë, të cilën në bazë të ligjit ka të drejtë ta mbajë me vete edhe jashtë orëve të shërbimit. 

b.ha./Shqiptarja.com