Nisma e dy mësuesve, bëjnë me shkollë të re pas 27 vitesh fshatin e largët të Skraparit (FOTO)

Nisma e dy mësuesve

1 / 9

Nisma e dy mësuesve

2 / 9

Shkolla

3 / 9

Shkolla

4 / 9

Dy mësuesit

5 / 9

Nisma e dy mësuesve

6 / 9

Shkolla

7 / 9

Shkolla

8 / 9

Shkolla

9 / 9
29 Gusht 2018, 16:46

Skrapar- Nxënësit e fshatit Vëndreshë Mal në Skrapar do të kenë një shkollë të re. Ëndrra e tyre është bërë realitet falë nismës humanitare të ndërmarrë nga dy mësues të kësaj shkolle, Donald Dervishi dhe Borsion Spaho.

Ndërtimi i shkollës ka nisur që në vitin 2017-të dhe pritet të jetë gati në nisje të vitit shkollor 2018-2019. Mësuesit e ndërmorën këtë nismë pasi fituan 250 mijë lek të rinj në emisionin “100 Milion” dhe më pas me anë të një faqeje donacionesh në internet mblodhën mbi 10000$ si dhe materiale të dhuruara nga kompani të ndryshme dhe individë.

hkolla e re është e vogël, me një klasë, tualetin dhe një korridor. Ajo është e mjaftueshme për 5 fëmijët që do të ulen këtë vit në bankat e saj. Mësimi do të zhvillohet me klasë kolektive, ku secili nxënës do punojë me programin përkatës që ka.

Në profilet e tyre në Facebook dy ministrat kanë postuar shpesh foto nga ecuria e punimeve për ndërtimin e shkollës.