Niveli i lartë i ujit sfidon habitatin e pelikanit kaçurrel në Lagunën e Karavastasë, folezimi i shpendëve vazhdon pa probleme

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
20 Shkurt, 14:48

Shirat e ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në lagunën e Karavastasë, duke nxitur një fenomen të rrallë natyror e përmbytur ishullin ku folezon Pelikani Kaçurrel. Bëhet fjalë për të vetmin vend ku kjo specie shumon në Shqipëri.

Drejtori i Administrata e Zonës së Mbrojtur Fier, Fotjon Prençe, tha për Agjensinë Telegrafike Shqiptare se situata ishte parashikuar dhe se masat ishin marrë që në janar. 

“Falë masave të marra në kohë nga stafi i Parkut, në bashkëpunim me OJF-të partnere dhe në kuadër të projektit RESCOM, u realizua ngritja e shtretërve të riprodhimit gjatë muajit janar. Si rezultat, procesi i folezimit të pelikanit kaçurrel po vijon i qetë dhe pa probleme, pavarësisht nivelit të lartë të ujit”, theksoi Prençe.

A.A/Shqiptarja.com