Zbulohet një dokument i shkruar me një alfabet të pastër shqip, 49 vjet para se të mbahej Kongresi i Manastirit. Ky kongres, që u mbajt më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, njihet zyrtarisht si kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe, por jo pak herë ata që e kujtojnë këtë ngjarje historike krijojnë një keqkuptim të madh. Më së shumti, mendohet se gjuha shqipe për 500 vjet të sundimit osman nuk është shkruar, por në të vërtetë dokument pas dokumenti shfaqet shqipja e shkruar, ku konfirmohet edhe e përkthyer në italisht, apo në gjuhë të tjera edhe disa dekada para Kongresit të Manastirit. Alfabetet bazë të shqipes të përdorura para Kongresit të Manastirit dhe të ruajtura kryesisht në arkivat e huaja kanë pasur shumë pak ndryshime nga alfabeti i unifikuar në shekullin e 20-të. Dhe dokumente e shqipes tregojnë se pavarësisht disa ndryshimeve shënjimi i tingullit ka mbetur pothuajse i njëjtë. Gjithashtu dihet se unifikimi i alfabeteve ka ndodhur në bashkëkohësi me çdo gjuhë të botës, po asnjë vend nuk mohon se gjuha e tij nuk ka qenë e pashkruar dhe nuk lejon as të tjerët t’ia thonë këtë. Dokumenti më i fundit në gjuhën shqipe, i zbuluar nga Mark Palnikaj, vërteton se ka një alfabet të ngjashëm me të sotmin. Kërkuesin e arkivave dhe studiuesin Mark Palnikaj e shqetësojnë opinionet që mohojnë kulturën e shkrimit shqip dhe ai çdo herë do të sjellë nga një dokument që provon se ka pasur shkolla dhe shkrime shqipe si çdo alfabet i gjuhëve të tjera të botës.
Një dokument me alfabet shqip, 49 vjet para Kongresit të Manastirit
Dokumenti shqip dhe italisht i kishes se Nikaj 49 vjet para Kongresit te Manastirit
1 / 6
Nje tjeter dokument shqip dhe italisht i përket vitit 1881. Mark Palnikaj e a ka buluar pare në arkivat e Vatikanit
2 / 6
Nje tjeter dokument shqip dhe italisht i përket vitit 1881. Mark Palnikaj e a ka buluar pare në arkivat e Vatikanit
3 / 6
Nje tjeter dokument shqip dhe italisht i përket vitit 1881. Mark Palnikaj e a ka buluar pare në arkivat e Vatikanit
4 / 6
Epitafi shqip i konstatuar nga Ledi Shamku ne Kishene e Balldrenit 35 vjet para Kongresit te Manastirit
5 / 6
Mark Palnikaj
6 / 6Fotogaleri të tjera
-
Salianji mbush sallën në Korçë: Mirë zgjedhjet na i vjedh Rama, po sheshet pse i kemi bosh?
-
Bonusi mujor i pensionit me kushte, kush merr mbi 40 mijë lekë në muaj nuk përfiton! Ja si do funksionojë skema e re me 727 mijë përfitues
-
Gjithçka e shkrumbuar dhe e shkatërruar, çfarë la pas zjarri në tregun te ‘5-Maji’
-
Nga Pastor Akili te Kujtim Gjuzi dhe Jenishehri, 'kokat' e mëdha që mblodhi Berisha për të shpëtuar vendin
-
Tiranë/ Zjarr masiv në 2 kapanone të tregut të rrobave në lagjen '5 maji', të paktën 50 subjekte të djegura!
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takon Brahon dhe Ketën në SPAK: Vazhdojmë mbështetjen në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve
-
FOTO nga operacioni i Forcave të Armatosura në Fier për evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë në fshatin Ferras
-
FOTOT/ Evakuuime, përmbytje e borë, situata nga moti i keq në vend
-
Zbardhet Llogaraja! Nis pastrimi i rrugës, apel për kujdes për drejtuesit e mjeteve
-
Moti i keq nga veriu në jug, ushtria zbret në terren! Vengu: Do të çlirojmë çdo banesë nga uji!
-
Shiu ‘paralizon’ vendin/ Uji 'pushton' Durrësin, pezullohet mësimi, evakuohen 180 banorë, 800 shtëpi të përmbytura!
-
Durrësi i përmbytur/ Ministri Vengu: 23 forca, 8 mjete të emergjencave civile dhe 7 motopompa në punë
