Një tërmet prej 5.8 ballësh ka goditur mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti ra rreth orës 08:15 CEST rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Heraklion. Epiqendra e tërmetit ishte 246 kilometra (153 milje) në juglindje të kryeqytetit grek, Athinës.
Ishulli më pas u trondit nga katër tërmete të tjerë më të vegjël, më i madhi që u regjistrua ishte 4.6 dhe goditi rreth 20 minuta pas të parit.