Njeriu i afërt i Monika Kryemadhit mallkim kryeministrit Rama (FOTO)

Petrit Vasili dhe Elio Laze

1 / 6

Postimi i Elio Laze

2 / 6

Elio Laze në aktivitetet e LSI

3 / 6

Elio Laze në aktivitetet e LSI

4 / 6

Elio Laze në aktivitetet e LSI

5 / 6

Monika Kryemadhi dhe Elio Laze

6 / 6
27 Shkurt 2019, 13:55

Elio Laze, me profesion gazetar, njeri i afër i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, dhe ish-këshilltar për mediat në drejtorinë e Burgjeve, ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe kërcënuese ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e prekur deri tek fëmija, djali i tij i vogël Zaho Rama.

Gazetari në reagimin e tij thotë se fundi i kryeministrit Rama është çështje orësh. "mallkimet" e tij lidhen me protestën që opozita mbajti dje pasdite para Kuvendit, kur Elio Laze kishte shkuar për të raportuar si gazetar. Thotë se populli u helmua nga gazi lotsjellës që lëshoi policia.

Por Laze harron se policia vazhdimisht në thirrje të shumta me megafon i bëri thirrje protestuesve të tërhiqen dhe të shmangin dhunën, duke e detyruar që pas çarjes së kordonit të policisë nga mbështetësit e opozitës, të hidhet gazi lotsjellës.

Gazetari thotë se edhe ai është helmuar nga gazi, por njësoj edhe në këtë rast, policia i kishte bërë apel gazetarëve të shkojnë në proteste me mjete për tu mbrojtur nga gazi lotsjellës.

b.ha./Shqiptarja.com