Numër i lartë vizitorësh në Bazilikën 'Shën Pjetri', Ndue Lugja: Vijnë ende për Papa Françeskun që ndërroi jetë para 6 ditësh, kjo tregon dashurinë e njerëzve për të

1 / 18
2 / 18
3 / 18
4 / 18
5 / 18
6 / 18
7 / 18
8 / 18
9 / 18
10 / 18
11 / 18
12 / 18
13 / 18
14 / 18
15 / 18
16 / 18
17 / 18
18 / 18
27 Prill, 14:59

Homazhet për Papa Françeskun vijojnë të jenë të pandërprera edhe pas ceremonive zyrtare. Situata sot para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan paraqitet me praninë e një numri të madh njerëzish, që vazhdojnë të vijnë për të nderuar Atin e Shenjtë të ndarë nga jeta.

Fotot nga vendi janë sjellë në Report Tv nga Ndue Lugja, restaurator dhe piktor shqiptar me një përvojë 27-vjeçare në Vatikan. Lugja, i cili ka takuar dhe njohur personalisht tre papë edhe Papa Françeskun, shprehet se ky grumbullim i madh njerëzish tregon dashurinë e thellë që besimtarët dhe vizitorët nga e gjithë bota kanë për Papën.