Nxjerrja e detajeve nga hetimet, zgjerim ndalim të publikimet! Kush I nxjerr dëmshpërblen të dëmtuarin! Edhe ndjekje penale

30 Shtator, 16:07

Ndalimi i publikimit të pjesëve nga hetimi, që dëmtojnë personat nën hetim apo të pandehur dhe kategori të tjera në draftin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale rregullohet me një zgjerim të plotë të neneve 103 dhe 104 të ligjit aktual.

Ndalohet shpërndarja, apo publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të procedimit penal që janë të mbrojtura nga sekreti hetimor, si dhe i përmbajtjes së tyre, nga organet proceduese, i pandehuri dhe mbrojtësi, viktima ose trashëgimtarët e tij, si dhe nga ekspertët ose persona të tjerë që kanë marrë dijeni mbi aktet për shkak të cilësive të tyre zyrtare.

Drafti parashikon ndalim edhe i akteve hetimore paraprake që nuk janë të mbrojtura nga sekreti hetimor, ndërkohë që parashikohen mekanizma ankues për viktimën dhe penalizues për shkelësit.

E.H/Shqiptarja.com