Opozita jashtë parlamentit, Rama mbledh kryesinë e PS-së, porosi deputetëve (FOTO)

Kreu i kuvendit Gramoz Ruçi sot pas mbledhjes së kryesisë së PS

1 / 5

Kryeministri Edi Rama dhe Gent Cakaj sot pas mbledhjes së kryesisë së PS

2 / 5

Elisa Spiropali sot pas mbledhjes së kryesisë së PS

3 / 5

Deputetët Evis Kushi, Senida Mesi dhe Anastas Angjeli

4 / 5

Deputetja Evis Kushi sot pas mbledhjes së kryesisë së PS

5 / 5
25 Shkurt 2019, 13:44

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, mblodhi këtë të hënë kryesinë e PS-së ku u dha deputetëve porositë tij, pas vendimit të opozitës për të dalë jashtë kuvendit duke djegur mandatet. "Pavarësisht largimit të opozitës nga parlamenti duhet të vijojë puna normalisht për seancat parlamentare të së enjteve, dhe mbi të gjitha e organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit', mësohet të këtë thënë kryesocialisti.

Në përfundim, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, përforcoi idenë e vijimit të punës normalisht. "Të enjten votojmë ligjet e rëndësishme për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dhe atë Gjyqësor", tha Balla.