‘Ora e Tokës’, Nga Akropoli te Parlamenti Europian, fiken për 60 minuta dritat në 190 vende të botës

Akropoli

1 / 7

Akropoli

2 / 7

Akropoli

3 / 7

Parlamenti grek

4 / 7

Shangai

5 / 7

Kullat Binjake Petronas në Malajzi

6 / 7

Kullat Binjake Petronas në Malajzi

7 / 7
25 Mars 2023, 20:52

Ndërtesat ikonike në mbarë botën fikën sot dritat e tyre në kuadër të “Orës së Tokës” me synimin, për të ndërgjegjësuar për pasojat e ndryshimeve klimatike në planetin tonë, por edhe për të mbrojtur natyrën.

Në orën 20:30 me orën lokale, shumë ndërtesa dhe monumente në vendin tonë u zhytën në errësirë, si Akropoli dhe Parlamenti Helen, duke bashkuar zërat me organizatat mjedisore për të shpëtuar Planetin.

Qytetarë në më shumë se 190 vende marrin pjesë për të 16-in vit në “Ora e Tokës”, e cila është fushata më e madhe pjesëmarrëse globale për mjedisin. Për 60 minuta, monumente të rëndësishme, institucione dhe biznese në mbarë planetin u lanë në errësirë.