'Pak nga pak po del në dritë', Rama nxjerr fotot nga bulevardi në Vlorë: Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit

1 / 15
2 / 15
3 / 15
4 / 15
5 / 15
6 / 15
7 / 15
8 / 15
9 / 15
10 / 15
11 / 15
12 / 15
13 / 15
14 / 15
15 / 15
15 Gusht 2019, 20:52

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka publikuar fotot nga punimet në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë. Por përveç kësaj pjese vetë Rama paralajmëron edhe ndërtimin së shpejti të Sheshit të Ri të Flamurit, si dhe veprave të tjera në këtë qytet.

Ai përdor thënie e vjetër popullore "gur gur bëhet mur dhe mur mur bëhet kalaja'' si dhe ironizon me vlonjatët të cilët i quan të paduruar. Rama shprehet se veç tyre është duke përballuar sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë. Kryeministri Rama poston shpesh foto nga Vlora, qytet në të cilin kandidoi për deputet në 2017 dhe fitoi. 

"Pas dekadash degradimi e zymtie të pistë po rritet po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm"- shprehet Rama për Vlorën. 

b.ha./Shqiptarja.com