Pak para ndeshjes me Çekinë, dalin pamjet nga atmosfera elektrizuese e tifozëve brenda stadiumit ‘Air Albania’

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
12 Tetor 2023, 20:32

Mijëra tifozë po presin në festë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e cila luhet për kualifikueset e Europianit 2024 në grupin E.

Tifozët e kombëtares kanë krijuar një atmosferë elektrizuese brenda stadiumit ‘Air Albania’, i cili është mbushur me kapacitet të plotë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024.

Kuqezinjtë vijnë në këtë duel si kryesues të grupit, teksa përballen me skuadrën që nuk ka humbur asnjë takim në këto kualifikuese.

r.k./Shqiptarja.com