Liqeni i Marinës në Belsh, Rama: Pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit (FOTO)

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
16 Maj 2021, 08:33

Hapësira e liqenit të Marinës në Belsh është kthyer në një zonë turistike. Ajo është mjaft e frekuentuar nga vizitorët pas investimit dhe ndërtimit të shtëpive prej druri.

Me disa pamje fantastike pranë kësaj pike turistike te liqeni i Marinës, kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes.

Ndërsa ka shpërndarë fotot, Rama thekson se kjo është pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

b.ha./Shqiptarja.com