ndrra e Shqipërisë për rezultat pozitiv kundër Anglisë ka zgjatur vetëm 38 minuta. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja në ‘Air Albania’ janë mposhtur pastër 0-2 në ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’.
Për t’u theksuar se rastin e parë për gol e pati kombëtarja kuqezi me Myrto Uzunin, por beratasi në minutën e 13 u tregua i pasaktë kundër portierit Pope. Në vijim Shqipëria u vendos mirë në fushë dhe lejoi fare pak hapësira, por një shpërqëndrim në minutën e 38 solli golin që zhbllokoi shifrat. Harry Kane tregoi se i mjafton gjysmë rasti për të dërguar topin në rrjetë.










