Pamjet apokaliptike pas ciklonit “Ianos” ne Greqi, dhjetra makina fundosen mes gurëve e baltës

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
20 Shtator 2020, 14:41

GREQI - Shënohen tre viktima si pasojë e ciklonit Ianos, i cili ka goditur Greqinë ditët e fundit. 

Ndërkohë që janë shënuar dëme të mëdha materiale veçanërisht në Thesali dhe Kefaloni.  Më të mëdha janë dëmet në infrastrukturë, ku shumë rrugë janë bllokuar plotësisht ose janë shembur.

Ndërkohë që gjithandej janë shpërndarë imazhet e disa skenave gati apokaliptike në Kefaloni, ku gurë dhe baltë kanë mbuluar makinat në rrugë si pasojë e vërshimit të përrenjve. 

Për shkak të fenomeneve të rrezikshme të shkaktuara nga moti i keq, Shërbimi Zjarrfikës ka marrë 2,450 thirrje për ndihmë nga zona të ndryshme në Greqi, që nga nata e 17 shtatorit 2020.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias ka vizituar ishujt jugore të cilët u goditën nga cikloni Mesdhetar “Ianos”, nga ku deklaroi se po punohet për një rikthim të normalitetit në ishullin Kefalonia dhe Ithaca.