Shqipëria ka zhgënjyer në ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të Europianit pasi ka barazuar me rezultatin 2-2 kundër Andorës. Kuqezinjtë krijuan përshtypjen e një fitoreje të lehtë pasi që në minutën e gjashtë arritën të kalonin në avantazh me Bekim Balajn, i cili realizoi me kokë pas një krosimi të Odise Roshit.
Sikundër pritej Andora nuk u dorëzua, por reagoi në mënyrën e duhur duke gjetur golin e barazimit me Martinez 12 minuta më pas. Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra, ndërsa në pjesën e dytë ishte po i njëjti autor që përmbysi shifrat për miqtë. Një gol që shtangu këdo në ‘Elbasan Arena’, por jo vetëm.
Nga ky moment kuqezinjtë tentuan me të gjithë mënyrat dhe ai arritën të rikthenin nderin në minutën e 55 me Rej Manajn, që realizoi pas një këmbëngulje jo të vogël brenda zonës. Koha e mbetur në dispozicion ishte e konsiderueshme, por pavarësisht rasteve kuqezinjtë nuk ia dolën të fitonin, duke bërë një paraqitje zhgënjyese tre ditë para ndeshjes me Francën, e cila luhet tre ditë më pas në Arenën Kombëtare.
Ky rezultat i heq kuqezinjve gjithashtu të paktën përkohësisht mundësinë për të arritur rekord pikësh në një fushatë kualifikuesesh, pasi aktualisht janë në kuotën e 13 pikëve, ndërkohë që në kohën e De Biazit kualifikimi u arrit me 14 pikë.
Zhgënjyese ka rezultuar mbrëmja e sotme edhe për Kosovën, e cila është mposhtur 2-1 në grupin e saj nga Republika Çeke, duke i dhënë fund shanseve të kualifikimit të paktën nga kualifikueset, pasi diçka të tillë tani do ta provojë nga Liga e Kombeve.
Shqipëria pas disa tentativave ka arritur të barazojë rezultatin me Rei manajn që në minutën e 55 dërgoi topin në fundin e rrjetës pas një këmbëngulje të gjatë në zonë.
Andora është treguar shumë dinake në fillimin e pjesës së dytë duke përfituar nga një kundërsulm dhe duke përmbysur rezultatin në disfavor të Shqipërisë.












