Pas 3 muajsh i bllokuar nga dëbora, hapet rruga drejt fshatit Panarit

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
4 Prill 2021, 15:57

Një punë intensive nga 2 borëpastruese mundësoi hapjen e rrugës Shtyllë-Panarit,e cila prej 3 muajsh që prej reshjeve të para të dëborës që përfshinë juglindjen izoloi rreth 200 banore te fshatit Panarit.

Gjatë 3 mujorit të fundit reshjet e borës kanë qenë tepër intensive ku në vendin e quajtur Mashkullore trashësia e borës shkoi deri në 2 m.

Hapja përfundimtare e rrugës nga dëbora tashmë iu jep mundësi banorëve të komunikojnë me qytetin e Korçës dhe me zonat e tjera përreth.