FOTO/Sekuestrohet një pikë karburanti në pronësi të Habilajve në Vlorë

Karburanti i bllokuar në pronësi të Habilajve

1 / 4

Policia te karburanti i bllokuar në pronësi të Habilajve

2 / 4

Karburanti i bllokuar në pronësi të Habilajve

3 / 4

Policia te karburanti i bllokuar në pronësi të Habilajve

4 / 4
3 Tetor 2018, 11:14

VLORE - Pak ditë pas sekuestrimit të 31 pasurive me vlerë miliona euro në pronësi të Habilajve, këtë të mërkurë Krimi Ekonomik ka sekuestruar edhe një pikë karburanti në afërsi të spitalit rajonal në Vlorë. Biznesi është i regjistruar në emër të Artan Habilajt, vëllai i Moisi Habilajt, ky i fundit i arrestuar në Itali si kreu i një grupi të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. 

Report Tv ka siguruar edhe pamje nga karburanti i sekuestruar nga Krimi Ekonomik. Biznesi është rrethuar me shirita dhe puna në të është bllokuar prej mëngjesit të sotëm.

Me 21 shtator, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi sekuestrimin e 1 milionë euro pasuri të vëllezërve Habilaj. Sekuestroja u vendos në kuadër të ligjit “Antimafia” dhe të gjitha këto pasuri janë të regjistruara në qytetin e Vlorës. Urdhri për sekuestrimin e pasurive të Habilajve u firmos nga grupi i prokurorëve që drejtoheshin nga Besim Hajdarmataj, vetëm pak orë para se këtij të fundit t’i komunikohej urdhëri i transferimit për në Prokurorinë e Pogradecit.

b.ha./Shqiptarja.com