Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat në largim të shkujdesur (FOTO)

Arben Ahmetaj i hedh dosjen shoferit

1 / 7

Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Mirela Kumbaro dhe Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë

2 / 7

Etilda Gjonaj, ministër e Drejtësisë

3 / 7

Mirela Kumbari, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri pas mbledhjes së qeverisë

4 / 7

Ditmir Bushati duke dalë nga automjeti

5 / 7

Ditmir Bushati

6 / 7

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës në detyrë

7 / 7
9 Janar 2019, 14:21

Teksa është duke pritur dekretimet e Ilir Metës dhe votën e parlamentit, Edi Rama e mbodhi sot qeverinë në Kryeministri, ku morën pjesë ministrat në largim dhe të rinjtë. Në mbledhje, Edi Rama këtë të mërkurë, përjashtoi nga pjesëmarrja zëvendësministrat, të cilët marrin pjesë së bashku me shefat e tyre. 

E para mbërriti ministrja e shkarkuar e Arsimit. Pak para orës 11 në godinën e qeverisë, hyri Ditmir Bushati, i vetmi propozim për shkarkim të cilin Ilir Meta nuk e ka firmosur. Damian Gjiknuri mbaroi bisedat në telefon, pastaj hyri në Kryeministri. Më pas ministrat që shpëtuan nga reflektimi kryeministror i shuplakës studentore. Ministrat e rinj hynë njëri pas tjetrit. Spiropalin e kishte marrë në makinën e saj Kumbaro. 

Më pas mbërriti Belinda Balluku, ministrja e re që do të zëvendësojë Gjiknurin në krye të Infrastrukturës dhe Energjetikës. Në dalje të larguarit, që me gjasë do ta kenë këtë mbledhjen e fundit të qeverisë që marrin pjesë, ishin më sportivë.

Kush iku në këmbë, kush në çadrën e shokut apo ndonjë tjetër duke pritur shoqëruesin t’i mbrojë nga shiu. Më i çliruar nga kjo mbledhje duket Arben Ahmetaj i cili mban një kasketë dhe pasi lë Kryeministrinë i hedh dosjen shoferit. Për të tjerë, duket se jeta vijon normalisht....

b.ha./Shqiptarja.com