Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit! Pastrohet nga inertet, mbillet sërish me bar

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
19 Korrik, 10:28

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi i fshatit turistik. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka postuar në rrjetet sociale foto nga pastrimi i qendrës së fshatit, i cili u mbulua për pak kohë nga inertet e shembjeve.

Zona është mbjellë me bar për t’i kthyer sërish pamjen e saj natyrore, ndërkohë që puna nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër vijon edhe në zona të tjera.

r.k./Shqiptarja.com