Pas Shqipërisë, përshëndetje ushtarake edhe në Francë/Turqit s’duan t’ia dinë

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
15 Tetor 2019, 12:09

Futbollistët e përfaqësueses së Turqisë nuk heqin dorë nga përshëndetja ushtarake, një veprim që i referohet ndërhyrjes ushtarakisht të shtetit të drejtuar nga Recep Taip Erdogan në Siri.

E bënë pas golit të shënuar ndaj Shqipërisë, në Stamboll, e ribënë në Paris, pas barazimit ndaj Francës.

Një veprim që ka nxitur polemika të shumta, por nuk ka tërheqje nga futbollistët turq. Mesfushori i Milanit, Calhanoglu, deklaroi: “E mbështesim 100% kombin tonë”.