Pavarësisht thirrjeve të policisë, shqiptarët mblidhen në Mitrovicën e Jugut në protestë për trazirat e shkaktuara nga serbët në veri

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
1 Qershor 2023, 13:56

Pavarësisht thirrjes së bërë nga policia e Kosovës, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në protestë në Mitrovicën e Jugut afër Urës së Ibrit.

Organizimi i tyre është bërë për të protestuar për situatën në komunat e veriut. Por policia e Kosovës kërkoi që shqiptarët të mos marrin parasysh këto thirrje sepse kanë prejardhje të dyshimtë.

Të njëjtën thirrje e bëri edhe ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla.

Por gjithsesi policia ka vendosur një kordon sigurie për të mos lejuar lëvizjen e qytetarëve në zona të tjera.

r.k./Shqiptarja.com