PD akuzoi se u votua me fletë të falsifikuara/ Skënderi: Erdhën nga Sllovenia

Dokumentat e publikuara nga anëtari i KQZ Bledar Skënderi

1 / 5

Dokumentat e publikuara nga anëtari i KQZ Bledar Skënderi

2 / 5

Dokumentat e publikuara nga anëtari i KQZ Bledar Skënderi

3 / 5

Dokumentat e publikuara nga anëtari i KQZ Bledar Skënderi

4 / 5

Anëtari i KQZ Bledar Skënderi

5 / 5
14 Korrik 2019, 11:44

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi i është përgjigjur akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i cili një ditë më parë deklaroi se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, votimi në Bashkinë e Vaut të Dejës është bërë në fleta të falsifikuara pasi fletët e votimit nuk u zëvendësuan.

Skënderi përgënjeshtron akuzat e numrit dy të PD-së duke konfirmuar se fletët e votimit u zëvendësuan nga materialet zgjedhore të prodhuara në Slloveni, ashtu sikurse qe njoftuar pak ditë pas ngjarjes që ndodhi në KZAZ e stacionuar në shkollën Shejnaze Juka pas sulmit nga militantët e PD të cilët i vunë flakën materialeve zgjedhore.

Skënderi bën publike edhe dokumentet që e vërtetojnë këtë fakt. Ai deklaron se fletët e votimit janë sjellë në Shqipëri në datë 29 qershor, pra një ditë para zgjedhjeve dhe shpërndarja e tyre ka përfunduar pas nisjes së procesit të votimit.

b.ha./Shqiptarja.com