Përçahen protestuesit, një pjesë shkojnë te 'Zogu i Zi'

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

1 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

2 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

3 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

4 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

5 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

6 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

7 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

8 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

9 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

10 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

11 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

12 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

13 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

14 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

15 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

16 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

17 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

18 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

19 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

20 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

21 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

22 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

23 / 24

Studentët në protestë të zhvendosur drejt Zogut të Zi

24 / 24
11 Dhjetor 2018, 17:26

TIRANË- Pas skadimit të afatit të vënë nga studentët për pranimin e 8 kushteve nga ana e qeverisë, që ishte ora 16.00, një pjesë e studentëve janë drejtuar te 'Zogu i Zi''. Por pjesa më e madhe vijon që të qëndrojë te Ministria e Arsimit. Studentët janë të paqrtë se cfarë do të bëjnë në vijim, duke mos pranuar ftesën e kryeministrit Rama për dialog.

Kryeministri Edi Rama u bëri sërish ftesë për dialog studentëve, që po protestojnë për të tetën ditë përpara Ministrisë së Arsimit për plotësimin e 8 kërkesave që kanë parashtruar. Rama i ftoi studentët që të vijnë për të dialoguar në sallën e Kuvendit, përballë tij dhe ministrave të qeverisë dhe të mos bëjnë ultimatume që kanë prapavijë politike.

Studentë të disa universiteteve janë mbledhur prej orës 10 përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa me ta janë bashkuar edhe gjimnazistë të kryeqytetit që kanë braktisur procesin mësimor. Protesta të studentëve po zhvillohen edhe në disa rrethe. Kjo është dita e 8-të e protestës së studentëve dhe është caktuar prej tyre si ‘afati’ i fundit për qeverinë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre, ku ndër më kryesoret janë përgjysmimi i tarifave për të gjitha ciklet e studimit, përfaqësimi i studenteve në senatin e akademik dhe bordet e universitetit si edhe rritja e investimeve për përmirësimin e kushteve në konvikte dhe bibloteka. Studentët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në grevë urie.

Studentët e kanë refuzuar prej dy ditësh dialogun me kryeministri Edi Rama, i cili dje në një komunikim "live" në "Facebook" premtoi për studentët më shumë nga sa ata kanë kërkuar në 8 pikat e tyre drejtuar qeverisë. (LEXO KËTU) Ata vijojnë të insistojnë në përmbushjen e të gjitha kërkesave, duke theksuar se nuk e shohin të nevojshme komunikimin e drejtpërdrejtë me kryeministrin. 

b.ha./Shqiptarja.com