Përfshihet nga flakët një makinë në Elbasan

Makina e djegur

1 / 4

Forcat e zjarrëfikëses

2 / 4

Forcat e zjarrëfikëses

3 / 4

Forcat e zjarrëfikëses

4 / 4
4 Prill 2019, 20:07

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Teatrit Skampa.

Makina ka qënë në lëvizje teksa ka shpërthyer në flakë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes por dyshohet për një defekt teknik që mund të ketë ndodhur në automjet.

Ndërkohë në rrugën ku është djegur automjeti është krijuar një trafik i rënduar.
 

r.k./Shqiptarja.com