Përfshihet nga zjarri pika turistike e Funarit në Elbasan, perla e fshehur mes 4 liqeneve

Zjarri në pikën turistike të Funarit

1 / 3

Zjarri në pikën turistike të Funarit

2 / 3

Zjarri në pikën turistike të Funarit

3 / 3
22 Korrik 2020, 18:11

ELBASAN- Pika turistike e Funarit  në Elbasan është përfshirë nga flakët në këto ditë të nxehta vere. E gjithë sipërfaqja e Funarit është me pemë të dendura të llojit pisha dhe dushk.  Disa makina zjarrfikëse janë nisur drejt pikës turistike për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Funari ndodhet 20 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit, një zonë kryesisht e pashkelur e përbërë nga 4 liqene  Zaranika, Kusha e Zalli i Korrës dhe i rrethuar nga shtatë male.

b.ha./Shqiptarja.com