ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku 3 persona kanë humbur jetën mes tyre edhe një i huaj. Drejt tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Report Tv ka mësuar i huaji është me kombësi turke, i identifikuar si Erdal Durunay, 51 vjeç. Dy shqiptarët e vrarë janë Endrit Alibej 34 vjeç, dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh, ku një makinë ka qëlluar drejt 3 të vrarëve. Tre personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Viktimat u qëlluan me kallashnikov dhe me plumbat në kokë. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me të huajin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me rrethimin e një restoranti. Makina që i qëlloi mësohet se është larguar drejt Peqinit. Dyshohet se atentati lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 3 të vrarët janë kthyer pak ditë më parë në Shqipëri pasi ndodheshin jashtë vendit. Njëri nga shqiptarët ka jetuar në Angli, tjetri në Holandë. Pak orë më parë, Report Tv publikoi edhe një lajm lidhur me tentativën e rrëmbimit të biznesmenin Aurel Guni, por sipas burimeve, këto ngjarje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Elbasan, Range Rover-i bëhet shosh nga plumbat, ekzekutohen 3 persona në sy të familjarëve (FOTO)
Range Rover-i që u qëllua me Kallashnikov në Elbasan. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com
1 / 9
Range Rover-i që u qëllua me Kallashnikov në Elbasan
2 / 9
Range Rover-i që u qëllua me Kallashnikov në Elbasan
3 / 9
Range Rover-i që u qëllua me Kallashnikov në Elbasan
4 / 9
Shenjat e gjakut në vendin e ngjarjes
5 / 9
Policia në vendin e ngjarjes
6 / 9
Range Rover-i që u qëllua me Kallashnikov në Elbasan.Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com
7 / 9
Range Rover-i që u qëllua me Kallashnikov në Elbasan.Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com
8 / 9
Range Rover-i që u qëllua me Kallashnikov në Elbasan.Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com
9 / 9Fotogaleri të tjera
-
“Gjurmë drite në vjeshtë”, ekspozita e piktores Valbona Bregasi
-
Konsiderohen si më të rrezikshmet në botë, kush janë 6 gratë të shpallura në kërkim ndërkombëtar për vrasje
-
Dhuna dje në protestë/ Për herë të parë 6 të arrestuar për "vrasje në tentativë të policit"! Prangosen edhe 1 i huaj e 2 të mitur (EMRAT+VIDEO)
-
Prezantohet Diella 4.0, gjithçka me një klikim! Rama: Jemi në fazën aktive, shërbimi kryhet me një komandë të thjeshtë! Përfshihet identifikimi me sy
-
Pengjet e Bosforit dhe Çmimi i Fshehur i Pavarësisë: Shkrimi i rrallë i revistës pariziene për Ismail Qemalin
-
Ipeshkvijtë shqiptarë në vizitën “Ad Limina Apostolorum”, Gjergj Meta drejtuar Papa Leonit XIV: Katolikët e Shqipërisë i kanë qëndruar gjithmonë besnikë Selisë Apostolike, pavarësisht vështirësive
-
Nis puna për shkollën 'Ramazan Karaj' në Nikël të Fushë-Krujës, Rama: Mbi 450 shkolla të rindërtuara në të gjithë Shqipërinë
-
Akuza për trafik armësh, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Syri Tv: Lajme të rreme, provojini me fakte! Në Shqipëri ende s’ka nisur prodhimi
-
Kuvend/ Mes kaosit e flakadanëve miratohet me 84 vota pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, përjashtohen 4 deputetë të PD! Berisha thirrje për dhunë, i hiqet e drejta e fjalës
-
Fushata e 'GoFundMe' në rrjete sociale për të ‘ndihmuar’ protestuesit, 5 mijë dollarë për financim dhune: Ua dërgova djemve në vijën e parë
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë: Gjumi s’ka me ju marrë! Kërkohet dorëheqjen e ministrave Gërvalla e Sveçla
-
Durrësi, epiqendra e historive filmike evropiane: Programi ‘Equinoxe Europe’ sjell në Shqipëri skenaristët më të njohur ndërkombëtarë dhe talentet e rinj