Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja

19 Dhjetor, 15:13

Përplasje e ashpër në Kuvend mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe deputetit opozitar Agron Shehaj. Ndërsa, Shehaj po mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit, Noka e shtyu dhe mori fjalën. Përplasja u bë edhe më e ashpër, kur Noka del nga foltorja, i merr telefonin Shehajt dhe ia hedh në tokë. Noka e akuzoi si ushtar të Rilindjes.

Noka: Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i veliajt këtu.

Noka: Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu.

Noka: Mu hiq qafe, ik s epo flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gron mu hiq.

Spiropali: Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.

Noka: Kur tu them mu largo, mu largo.