Report TV vijon vëzhgimin për ndotjen e lumenjve. Gazetari Arsen Rusta ishte sot në Përroin e Qesarakës në Linzë, vetëm pak kilometra larg qendrës urbane të Tiranës, ku pamjet lënë shumë për të dëshiruar.
Zona mund të ishte shumë mirë një park me gjelbërim, por për fat të keq në vend të saj janë mbetje të ndryshme plastike dhe organike. Ironia është se vetëm 100 metër larg këtij përroi janë koshat e plehrave.
Grumbullimi i mbetjeve është krijuar nga vetë banorët, të cilët duke mos përdorur koshat kanë gjetur një rrugë më të shkurtër, i hedhin ato në përrua.