Pesëmbëdhjetë vjet nga tragjedia që tronditi botën dhe transformoi Rusinë (FOTO)

Pengjet e fundit të liruara, ngushëllojnë njëri-tjetrin jashtë shkollës

1 / 18

Ushtarët rusë në pozicione para Shkollës Nr. 1 në Beslan, pasi militantët sulmuan ndërtesën më 1 shtator 2004

2 / 18

Ekipet e emergjencës në Beslan, 4 shtator, 2004

3 / 18

Gratë qëndrojnë jashtë shkollës në ditën e parë të krizës së pengjeve

4 / 18

Një televizion në rusisht, NTV, tregon ushtarët e forcave speciale jashtë shkollës

5 / 18

Një ushtar mbart një fëmijë pasi militantët kanë liruar 26 gra dhe fëmijë, në ditën e dytë të krizës

6 / 18

Vullnetarët bartin një civil të lënduar, ndërsa ushtarët sulmojnë shkollën më 3 shtator, ditën e tretë të krizës së pengjeve. Një numër dëshmitarësh thanë se panë zjarr dhe tanke në shkollë

7 / 18

Një burrë ndihmon dy të reja, pengje, që arritën të iknin nga shkolla pasi forcat speciale sulmuan ndërtesën

8 / 18

Djemtë strehohen në një automjet pas ikjes së tyre nga shkolla

9 / 18

Një burrë bart një djalë të lënduar

10 / 18

Një pamje e shkollës së dëmtuar në ditën pasi forcat speciale përfunduan rrethimin

11 / 18

Një nënë ledhaton flokët e vajzës së saj të lënduar, ndërsa ajo trajtohet në një spital në Vladikavkaz, kryeqyteti rajonal i Osetisë së Veriut

12 / 18

Të afërmit përpiqen t'i identifikojnë trupat e viktimave jashtë një morgu, në Vladikavkaz

13 / 18

Të afërmit e viktimave në varrezat në Beslan

14 / 18

Dy vajza të vogla prekin fotografitë e pengjeve që mbetën të pagjetura tri ditë pas përfundimit të krizës së pengjeve

15 / 18

Një përmbarues përpiqet t'i qetësojë gratë, gjatë gjykimit të Nurpashij Kulayevit, i vetmi militant i arrestuar gjatë krizës së pengjeve të Beslanit, në një gjykatë në Vladikavkaz, më 19 maj 2005

16 / 18

Nurpashi Kulayev, i vetmi militant i mbijetuar i rrethimit të Beslanit, u dënua me burgim të përjetshëm më 26 maj 2006

17 / 18

Anëtarët e familjes shprehën zemërimin e tyre në gjykatë në vitin 2007, pasi tre policë të implikuar në këtë ngjarje, u amnistuan. Punonjësit e policisë u akuzuan për neglizhencë në trajtimin e krizës

18 / 18
2 Shtator 2019, 09:26

Më 1 shtator, 2004, Shkolla numër 1 në Besllan të Osetisë së Veriut mirëpriti nxënësit pas pushimeve verore.Turma prej 1,128 prindërish, mësimdhënësish dhe nxënësish u mblodh në oborr në orën 9:00 të mëngjesit për ceremoninë që shënonte fillimin e vitit të ri shkollor.

Pavarësisht kësaj, rreth 30 separatistë të Çeçenisë dhe Ingushetisë kishin hyrë në Osetinë e Veriut disa orë më parë, të armatosur me armët dhe municionin e marrë gjatë një sulmi të mëparshëm në një depo armësh në Nazran.Ata sulmuan turmën. Mblodhën mbi 1,000 njerëz brenda shkollës dhe kërkuan nga Rusia që t’i tërheqë trupat e saj nga Çeçenia.

b.ha./Shqiptarja.com