Pije freskuese, vaj ulliri, embëlsira, mjalt dhe Fast-Food me myk e lagështirë/ AKU 1.6 mln lekë gjoba

Mallrat e bllokuar nga AKU

1 / 7

Mallrat e bllokuar nga AKU

2 / 7

Mallrat e bllokuar nga AKU

3 / 7

Mallrat e bllokuar nga AKU

4 / 7
5 / 7

Mallrat e bllokuar nga AKU

6 / 7
7 / 7
23 Korrik 2019, 13:12

Biznese në Vlorë, Durrës dhe Shkodër janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi produktet e tyre nuk kanë garantuar sigurinë ushqimore. Në total u vendosën gjoba me vlerë 1.6 milionë lekë në 6 subjekte, ndërkohë që u bllokua aktiviteti i një subjekti në Shkodër me produkte ushqimore të skaduara. 

Në Shkodër, në subjektin "ORI-B" me aktivitet “Ruajtje dhe shpërndarje në temperaturë ambienti”, u konstatua se kushte higjieno-sanitare ishin të papërshtatshme, produktet ushqimore nuk ishin të sistemuara, ishin vendosur në mënyrë të çrregullt në të gjithë ambientin e tregtimit, madje kishte produkte të vendosura dhe në ambientet sanitare, si dhe në mure kishte prani myku. Gjatë kontrollit u evidentuan gjithashtu një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi, pije freskuese, vaj ulliri, ëmbëlsira etj.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë me vlerën 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë me vlerën 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve të pasigurta për konsum,

 Bllokimi i produkteve me afat të kaluar përdorimi, me qëllim asgjësimin e tyre,

Bllokimi i aktvitetit në mënyrë të menjëhershme.

Ndërkohë në një Fast-Food në Durrës, "Marjeta Mehmeti", AKU  konstatoi në ambientin e kuzhinës tavani ishte i hapur, kishte prani e papastërtive dhe mykut dhe lagështirës në magazinën ku ruhej lënda e parë, si dhe tualeti ishte jashtë funksionit. U evidentua gjithashtu se subjekti nuk dispononteregjistrin për monitorimin e temperaturave frigoriferike, si dhe mungonte analiza e ujit të pijshëm.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare,

Gjobë me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.

Ndërkohë, në aksin Dukat-Llogara tek disa tregtarë ambulantë të mjaltit, të cilët tregtonin në buzë të rrugës në kushte të papërshtatshme, u konstatua se tregtarët nuk dispononin sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonin, si dhe produktet nuk ishin të etiketuara konform ligjit.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masën administrative:

Gjobë me vlerë totale 400,000 lekë ndaj 4 tregtarëve ambulantë,

Bllokim produkti për 85 kg Mjalt i konstatuar i pasigurt për konsum, me qëllim asgjësimin e tij.

"AKU vijon punën e pandërprerë në të gjithë vendin, duke kontrolluar zbatimin e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor, për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët për sigurinë e produkteve që konsumojnë", - thuhet në një njoftim të AKU-së.​