Pirro Vengu inspekton Kampusin e ri të Akademisë së Forcave Të Armatosura: Investim që i shërben arsimit dhe sigurisë kombëtare

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
8 Dhjetor, 12:59

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizituan kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim modern prej 7 600 m² që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionisteve të ardhshëm të FA.

Kampusi i ri përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, ambiente sportive dhe hapësira funksionale të standardeve të NATO-s, duke krijuar një mjedis të kompletuar akademik dhe profesional.

Ministri Vengu nënvizoi rolin e kampusit të ri si qendër ekselence në formimin ushtarak dhe akademik, duke theksuar se standardet e reja infrastrukturore dhe pedagogjike do të përgatisin kuadro të afta për misione kombëtare dhe ndërkombëtare.

A.A/Shqiptarja.com