TIRANË- Plani i Anti-COVID i opozitës, çështja e detit, Liga e Futbollit, papunësia, aeroporti i Kukësit, kazinotë, ishin disa nga çështjet që ceku kryeministri Edi Rama në konferencën e tij të gjatë me gazetarët, që nisi fillimisht vetëm për rindërtimin. Duke u ndalur të kjo e fundit, kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga dy ministrat, ai i rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financës, Anila Denaj, ka bërë me dije se deri më tani 30 familje kanë marrë në dorëzim çelësat e shtëpisë së re, ndërkohë që brenda këtij viti do të jenë gati 51 objekte arsimore.
"Asnjë objekt nuk ka përfunduar se po të kishte përfunduar ne do duhet të merrnin përsipër të gjitha rindërtimet në planet, për nga shpejtësinë. Një pjesë përfundon në 26 nëntor, një pjesë do përfundojnë më tutje. Po punohet në 14 shkolla në Bashkinë e Tiranës dhe 37 në 10 bashkitë e tjera që përfundojnë brenda këtij viti. Shtëpitë individuale kanë nisur shumica ka pasur dorëzime mund të jenë 30 banesa, 31 dhjetori është faza përfundimtare e fazës së parë", iu përgjigj Rama, pyetjes së gazetares së Report Tv, Eliza Gjediku.









