Shkrumbohet 'Benzi' në autostradën Vlorë-Levan, s'ka të lënduar

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
25 Mars 2018, 20:49

VLORE - Përfshihet nga flakët një automjet tip "Benz AMG" me targa AA 306 TF në autostradën Vlorë-Levan, teksa ka qenë në lëvizje në afërsi të fshatit Novoselë. 

Nuk raportohet për të lënduar, pasi drejtuesi ka braktisur menjëherë automjetin në momentin e rënies së zjarrit. Vijojnë hetimet për shkaqet e këtij incidenti ku paraprakisht dyshohet se ka pasur një shkëndijë në paketën elektrike. Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për neutralizimin e flakëve.