'Po vidhet asfalti, rrugë njëkalimshe'/ Rama publikon fotot nga Shkodra në Itali, Francë e Zvicër

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
12 Gusht 2020, 17:11

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t'u japë një përgjigje të gjithë atyre që e kanë kritikuar për cilësinë e rrugëve që po ndërtohen nga qeveria e drejtuar prej tij!

Ai bën një krahasim me rrugët të disa prej vendeve të Europës, siç është Franca, Italia dhe Zvicra, duke vënë theksin se rrugët që po ndërtohen në Shqipëri nuk kanë as më shumë e as më pak se qytetet europiane.Rama nuk ka lënë pa sjellë edhe në vëmendje kohën kur vendi drejtohej nga demokratët, për të cilët shprehet i bindur për 2 gjëra. Së pari se ajo qeveri ka bërë shumë më shumë tendera ka ndërtuar copa rrugësh duke i lënë më pas në mes dhe e dyta se kantieret e ndërtimit sot, siç thotë ai "kanë lezet".