Në kushte të tjera, me normale, do ishte vënë re menjëherë. E po ashtu komentuar. Ajo pra, që kreu i demokratëve Lulzim Basha potenton të kurojë pamjen, për ta bërë sa më rinore, të shpenguar, sportive. E ka nisur nga nxjerrja e këmishës mbi pantollona. Nuk dihet nëse pas këtij ç’skematizimi ka ndonjë kurues të specializuar apo vepron me kokë të vet, ndonëse shija e bashkëshortes mund të jetë përcaktuese në vendimmarje, por realisht nuk i shkon. Nuk i shkon jo thjesht nga fakti se e ka betonuar vizualisht veten te perceptimi i opinionit si i “rregullt në veshje”, me një thjeshtësi skematike, porse dhe këmishat e zgjedhura për t’i lënë jashtë nuk janë të duhurat. Plus që nuk e bëjnë me grishës; përkundrazi, e nxjerrin dhe lakuriq në një sforco lehtësisht të lexueshme për të ndërtuar një identitet të ri, përballë atij që është sdë identitare, kundërshtarit politik Edi Rama. Te ky i fundit, siç dihet, si kollarisja e si ekstravaganca, si seriozja e si qesharakja, si klasikja e sportivja, janë pjesë identitare të ngjizura e të armuara në kohë. Gjithashtu dhe të gëlltitura nga publiku, deri në pikën e të qënit normale dhe të natyrshme. Askujt nuk i bën përshtypje që Rama merr pjesë me xhup sportiv në mbledhje qeverie apo në atë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (ditët e post-tërmetit), përfshi dhe më të fundit akt, atë të atleteve të bardha me kostum klasik. Nëse nuk do i kishte këto, nuk do qe Edi Rama. Por te Basha, tendenca të tilla mund të rezultojnë asko në të ndërtimin e një imazhi të kuotuar për të qenë lider tërheqës. Eshtë e qartë tashmë dhe defekti kryesor i tij, në ndërtimin e një lidershipi frymëzues, edhe një krizë identitare e brendshme, pa lëndë tërheqëse për publikun. U dallua kjo dhe në rastin e nisjes së asaj fushatës së takimeve “të rastësishme” në treg duke bërë pazar a gjetiu, me hallexhinj shqiptarëtë pamundur apo me frigorifer bosh. Ndërkohë, krah tij, Ilir Meta, po me të njëjtat tendenca, është bërë krejt anektodik. Te Basha nuk është çështjeje veshjeje, edhe kur Rama i përmend pantollat e dokut për ta kompleksuar. Me dok a xhinse, Basha nuk çalon në pamje, as në stil veshjeje. Tek e fundit, xhinset që mban i japin rininë dhe freskinë e nevojshme në funksion të imazhit. Ndërsa këmisha në pantollona, psikologjikisht e bën më të besueshëm se sa jashtë tyre. Problemi i Bashës është në mendim, në artikulim, në kreativitet; është në tealentin e munguar për të ndërtuar një histori suksesi me vokacion politik e shoqëror. (Në aspektin personal mund ta ketë ndërtuar: shkollimi, punësimet, pasuria). Një pjesë prej tyre është e lindur, një pjesë ndërtohet. Që s’i ka të lindura është kuptuar. Por po kuptohet që dhe s’i ndërton dot. Dhe këtë ngërç nuk e zgjodh dot këmisha mbi pantollona! (Tesheshi)
Politikë me gjeste: Pse Lulzim Basha ka nisur të nxjerrë këmishën mbi pantollona?
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve
1 / 10
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve
2 / 10
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve
3 / 10
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve
4 / 10
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve
5 / 10
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve
6 / 10
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve
7 / 10
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve
8 / 10
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve
9 / 10
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve
10 / 10Fotogaleri të tjera
-
Kaloi një jetë në skenë, Koço Qendro nderohet me titullin 'Ambasador i Qarkut' në 99-vjetorin e lindjes
-
Vizita në Estoni, Rama takim me kryeministrin Kristen Micha
-
Vrasja në tentativë e Aleksandër Prendit/ SPAK zbërthen e celularët e anëtarëve të grupit të ‘Bajrit’, foto e video kur stërviteshin me armë
-
BE me TY – për mundësitë në Ballkanin Perëndimor
-
Xi Jinping shtron darkë zyrtare për Donald Trump: Marrëdhënia Kinë-SHBA më e rëndësishmja në botë
-
Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari kërkon nga Gjykata e Tiranës të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD
-
Çmimi i Karlit të Madh/ Rama nga Gjermania: Nder të isha pjesë e grupit të miqve të nderit në ceremoni
-
Përmbytje në Turqi, stuhitë nxjerrin nga shtrati lumenjtë në Samsun! 12 të lënduar, Qindra shtëpi e biznese nën ujë
-
Për herë të parë në histori, NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta! Marrin pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë
-
Ushtarakët shqiptarë triumfojnë në SHBA, fitojnë garën 'Best Warrior' të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit
-
Auron Tare: Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
-
Prezantohet projekti për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, qëllim transformimi në një destinacion të rëndësishëm kulturor e historik