Preket nga Unaza e Re, shembet ish-pularia ku jetoi Nexhmije Hoxha (FOTO)

1 / 17
2 / 17
3 / 17
4 / 17
5 / 17
6 / 17
7 / 17
8 / 17
9 / 17
10 / 17
11 / 17
12 / 17
13 / 17
14 / 17
15 / 17
16 / 17
17 / 17
26 Qershor 2020, 15:20

Banesa ku jetoi për më shumë se 26 vite Nexhmije Hoxha është shembur mesditën e kësaj të premte nga IKMT. Pas shembjes së banesës së bashkëshortes së ish diktatorit Enver Hoxha i hapet rruga zhvillimit të projektit të ndërtimit të Unazës së Re.

Vetëm pak ditë më parë Report TV mësoi se ka kishte përfunduar procesi për shpronësimin e godinës së ish pularisë. Nexhmije Hoxha jetoi në atë banesë nga viti 1994 deri më 26 shkurt të këtij viti ku ndërroi dhe jetë në moshën 99 vjeçare.

b.ha./Shqiptarja.com