Nga selia e Presidencës, Ilir Meta ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka vënë në rrezik serioz shtetin lidhur me marrëveshjen që Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim për rehabilitimin e objekteve në aksin Vlorë-Orikum përmes huasë së marrë nga Fondi Saudit i Zhvillimit, një marrëveshje që sipas Metës është bërë në kundërshtim të Kushtetutës pasi nuk ka pasur asnjë negociatë për të dhe as nuk është kërkuar autorizimi i tij për të bërë një marrëveshje të tillë siç e kërkon ligji për marrëveshjet ndërkombëtare.
Duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama nga Vlora se Presidenti po bllokon investimet në Vlorë-Orikum, Meta shprehet se kjo është një gënjeshtër e madhe dhe se presidenti ka kërkuar disa herë informacion lidhur me këtë marrëveshje të re dhe nga ministria e Financave ka marrë përgjigjen se kjo është kryer pa negociata, ku Meta shprehet se kjo është në kundërshtim të hapur me ligjin.Meta shprehet se për këtë marrëveshje ose janë kryer negociata të paligjshme në kundërshtim me ligjin dhe të dyshimta pa autorizimin e Presidentit duke marrë si provë deklarata e kryeministrit Rama në Vlorë, ose shprehet Presidenti nuk janë kryer fare negociata siç thotë me shtresë zyrtare Ministria e Financave. Kreu i shtetit thotë se në të dyja rastet ka shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare dhe se vihet në dyshim mbrojta e interesave të qytetarëve.











