Dy vëllezër të cilët prodhonin dhe shisnin kanabis kanë rënë në prangat e policisë së Fierit.
Gjatë kontollit më shtëpinë e Kosta dhe Elton Shabanaj në fshatin Ngjeqar blutë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.
Operacioni për kapjen e tyre u kodua “Implicazione", ndërsa siç shihet nga pamjet e kapura me dron njëri prej vëllezërve, Elton Shabanaj, sapo ka hasur shërbimet e policisë ka tentuar të largohet me vrap nëpër ara - megjithatë i riu nuk ka mundur të arratiset pasi u kap menjëherë.