Me pankarta në duar ‘Jo gjinorizimit të fëmijëve’, ‘Ka vetëm dy gjini’, mashkull femër’ dhjetëra protestues janë mbledhur para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore.
Në protestë i pranishëm është edhe pastori Akil Pano.
“Familja duhet të lartësohet, s’do të lejojmë kurrë të nëpërkëmbet dinjiteti i shqiptarëve, identiteti i fëmijëve, të vihet në lojë e ardhmja e Shqipërisë. Ky projektligj është genocid për fëmijën është genocid ndaj qytetarëve”, tha ai.
Koalicioni Pro familjes dhe jetës pretendojnë se projektligji është kundër traditës shqiptare, ndryshimit me dhunë të nocioneve burrë-grua.
Sipas protestuesve edhe pse janë miratuar edhe ndryshuar disa përkufizime ne nenin 4, ku tregon qartë që gjinia është burrë - grua, nuk është reflektuar te nenet e tjera.
Ata thonë gjithashtu se togfjalëshi si "gjinia gjithpërfshirës" është reflektuar në nenet e tjera, (konkretisht Neni 10).









