Protesta e opozitës, ja sa qytetarë dolën në rrugë për të bllokuar makinat

Protesta te ish-dogana e Tiranës

1 / 15

Protesta te ish-dogana e Tiranës

2 / 15

Protesta te ish-dogana e Tiranës

3 / 15

Ambulanca e bllokuar

4 / 15

Protesta te ish-dogana e Tiranës

5 / 15

Protesta te ish-dogana e Tiranës

6 / 15

Monika Kryemadhi në Durrës

7 / 15

Protesta në Milot

8 / 15

Tymuese te ish-dogana Tiranës

9 / 15

Protesta në Milot

10 / 15

Gomat e djegur në Bradashesh

11 / 15

Makinat e bllokuara

12 / 15

Makinat e bllokuara

13 / 15

Protesta te ish-dogana e Tiranës

14 / 15

Ambulanca e bllokuar

15 / 15
25 Prill 2019, 18:43

PD, LSI dhe aleatët që tashmë ndodhen jashtë parlamentit dhe kanë bojkotuar deri më tani zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nisën pasditen e kësaj të enjteje protestat antiqeveritare me bllokimin e 5 akseve kryesore rrugore që lidhin jugun dhe Veriun me kryeqytetin. Kryetari i Partisë Demokratike ndodhet në Milot krah militantëve që kanë bllokuar kalimin e makinave. Ndërkohë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është në zonën e Plepave në Durrës.

Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare kanë nisur protestën e cila nuk do të jetë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit si në nëntë tubimet e tjera, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin. 

Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit është bllokuar aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, zona e Jugut është bllokuar në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit. Bllokimi i radhës është tek Plepat në Durrës, dhe në Tiranë tek ish-sheshi "Shqiponja.

Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët si shenjë e mosbindjes civile, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë.

Edhe tani, një vit më pas, opozita vijon që të kërkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk u regjistruan në KQZ.

r.k./Shqiptarja.com