Protesta e tretë për Klodjanin/ Gazi lotsjellës 'përçan' protestuesit! Policia 'merr në kontroll' situatën!

1 / 29
2 / 29
3 / 29
4 / 29
5 / 29
6 / 29
7 / 29
8 / 29
9 / 29
10 / 29
11 / 29
12 / 29
13 / 29
14 / 29
15 / 29
16 / 29
17 / 29
18 / 29
19 / 29
20 / 29
21 / 29
22 / 29
23 / 29
24 / 29
25 / 29
26 / 29
27 / 29
28 / 29
29 / 29
11 Dhjetor 2020, 21:39

TIRANË- Gazi lotsjellës ka përçarë protestuesit t ë cilët edhe sot si 2 ditë më parë u mblodhën për të protestuar për Klodjan Rashën. Protesta nisi rreth orës 18:30 me tensione, ku protestuesit sapo panë efektivët e policisë që po zbrisnin në terren nisën të qëllonin me gurë e shashka në drejtim të tyre, megjithatë policia u kundërpërgjigj me autobotet me ujë e gaz-lotsjellës.

Në terren kanë zbritur rreth 1500 efektiv policie. Në këtë protestë të tretë, ata kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe pse kryeministri Edi Rama e ka thënë shkurt dhe qartë që një gjë e tillë nuk do të ndodh, duke shtuar se akti i dorëheqjes së ministrit Lleshaj nuk duhet marrë si dobësi e Shtetit.  Protesta ka vijuar edhe në rrethe, ku në disa prej tyre ka dhe simpatizantë të PD e LSI.

b.ha./Shqiptarja.com