Për të pestën ditë radhazi, me qindra qytetarë protestuan në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, kundër projektit të resorit në Zvërnec.
Përtej thirrjeve për të ndaluar projektin në një nga zonat e mbrojtura të vendit, protestuesit kanë kaluar në 5 kërkesa konkrete.
1- Dorëheqjen e qeverisë
2- Shfuqizimin e statusit dhe te kuadrit ligjor për statusin strategjik
3- shfuqizimin e paketës se maleve
4- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për zonat e mbrojtura
5- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për trashëgimin kulturore shqiptare
Shqiptarja.com iu sjell disa prej mesazheve kryesore që përcollën qytetarët përmes pankartave që mbanin në duar, me në qendër ‘mbrojtjen e natyrës’.
Jo vetëm kundër qeverisë por qytetarët kërkojnë nga e gjithë politika të të qëndrojë larg dhe të mos e bëjë ‘pis’ kauzën e tyre.









