Protesta për shkollën, prindër e nxënës bllokojnë prej 3 orësh aksin Elbasan-Librazhd, konfrontohen me policinë

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

1 / 13

Aksi rrugorë

2 / 13

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

3 / 13

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

4 / 13

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

5 / 13

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

6 / 13

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

7 / 13

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

8 / 13

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

9 / 13

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

10 / 13

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

11 / 13

Banorët dhe nxënësit bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

12 / 13

Aksi rrugorë

13 / 13
2 Tetor 2018, 16:31

ELBASAN - Mbyllja e shkollës 9-vjeçare në fshatin Mengël të Elbasanit me urdhër të Drejtorisë Arsimore, për efekt rikonstruksioni, ka ngritur në protestë prindërit dhe mësuesit. Prej tre javësh me radhë ata protestuan përpara ambienteve të shkollës për hapjen e saj, ndërsa ditën e sotme kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve. 

Prej rreth tre orësh, rruga mbahet e bllokuar dhe nuk është lejuar kalimi i asnjë automjeti, përveç autoambulancave, ndërsa radha e makinave në rrugë është kilometrike. Policia dhe drejtuesit e automjeteve kanë ndërhyrë për hapjen e rrugës por ka hasur në rezistencën e protestuesve të shumtë, ku nuk kanë munguar as konfrontimet fizike. Në mesin e protestuesve janë edhe deputetët e PD të Qarkut të Elbasanit.Edhe mbërritja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) nuk i ka dhënë zgjidhje situatës pasi prindërit dhe nxënësit nuk janë larguar nga rruga. Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit për kundërshtim të uniformave blu.

Protestuesit kanë përalajmëruar se nëse nuk marrin një përgjigje konkrete për hapjen e shkollës, ata do ta mbajnë rrugën të bllokuar deri në orën 16:00, ndërsa paralajmëron edhe përshkallëzimin e protestës në ditët në vijim.Shkolla 9-vjeçare e fshatit Mengël ka rretjh 300 nxënës. Ajo u mbyll me urdhër të Drejtorisë Arsimore Rajonale, pasi ndërtesa ka dalë jashtë funksionit për shkak të amortizimit. Edhe vetë kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini premtoi se punimet për shkollën do fillojnë shumë shpejt. 

Por prindërit dhe nxënësit këmbëngulin se shkolla nuk ka dëmtime, ndërsa ndryshe nga sa u premtua, nuk kanë nisur as punimet. Për prindërit, dërgimi i nxënësve në një shkollë tjetër rreth 3 km larg, edhe pse transporti do paguhet nga Bashkia, paraqet rreziqe sidomos për nxënësit e fillores të cilëve do t'u duhet të udhëtojnë me autobus.

b.ha./Shqiptarja.com