FOTO/Protestuesit e opozitës nisen nga rrethet, na prit Pasha po vijmë

1 / 17
2 / 17
3 / 17
4 / 17
5 / 17
6 / 17
7 / 17
8 / 17
9 / 17
10 / 17
11 / 17
12 / 17
13 / 17
14 / 17
15 / 17
16 / 17
17 / 17
26 Maj 2018, 09:48

Nisen autobusët e parë nga rrethet në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dhjetëra autobusë dhe automjete private janë nisur nga qytete si Vlora, Fieri, Kukësi, Berati, Shkodra, Korça etj.

Në automjetet e protestuesve janë vendosur parulla me mbishkrime “Na prit Pasha”! “Pasha po vijmë”! “Kush është pashai”, duke ironizuar me zhargonin e përdorur nga Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në videopërgjimin e pretenduar të “dëshmitarit X”, Albert Veliu.

Kukës
Rreth 1000 mijë protestues janë nisur drejt Tiranës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati është shprehur se “kuksianët protestojnë kundër qeverisë “Rama” që mban në burg 4 djemtë kuksianë ndërsa trafikanti Xhafaj është i lirë”. “Kuksianet protestojnë edhe për lirinë e kuksianëve, kundër taksës së Rrugës së Kombit”, kundër koncesioneve, kuksianët kanë më shumë motive për të protestuar”, ka thënë kryedemokrati i Kukësit.

Korçë 
Pjesëmarrje e ulët protestuesish drejt Tiranës. Asnjë organizim i mirëfilltë nga opozita. Burime pranë PD bëjnë me dije se qytetarët i janë drejtuar kryeqytetit me mjete të vogla. Pritej një pjesëmarrje masive por sipas tyre presioni nga qeveria nuk ka lejuar organizimin në masë me autobusë. Ndërkohë, burime nga LSI-ja bëjnë me dije se drejt Tiranës janë nisur rreth 500 protestues ku 100 prej tyre janë nga qyteti i Pogradecit dhe pjesa tjetër nga Korça.