PS e vendosur për listat, Meta mbledh ambasadorët e BE-së dhe u ankohet për Ramën

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
24 Korrik 2020, 12:03

TIRANE-Presidenti Ilir Meta zhvilloi një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Takimi zgjati për rreth 90 minuta në Presidencë, ndërsa tema kryesore e diskutimit ishte padyshim nisma e opozitës parlamentare mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave dhe koalicionet.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, por edhe i disa prej vendeve të unionit kanë diskutuar me kreun e shtetit shqiptar për situatën politike. Dy ditë më parë Ilir Meta priti në Presidencë ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Kreu i shtetit është pozicionuar kategorisht kundër, por PS-ja është e vendosur, se ndryshimet kushtetuese do të miratohen në datë 30 korrik në Kuvend.

Ilir Meta ka paralajmëruar se nëse do të miratohen ndryshimet nuk do të njohë kryeministrin e dalë nga zgjedhjet e ardhshme të 2021. Detajet e takimit të sotëm pritet që t'i bëjë të ditura vetë Presidenti, pasi si cdo të premte në mesditë zhvillon konferencën me gazetarët.

b.ha./Shqiptarja.com