Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit në koalicion. Mesditën e sotme sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim, ku është firmosur marrëveshja me 24 parti aleate, si Skënder Gjinushi, Paskal Milos, Kiço Tahiri etj. Ky koalicion do të njihet si "Aleanca për Shqipërinë Europiane", por ndryshe nga 2015, nuk do të identifikohet si "ASHE", por "ASE".
Ajo që bie në sy në këtë marrëveshje është se aleatët autorizojnë kreun e qeverisë Edi Rama që të zgjerojnë koalicionin pa pasur nevojë për miratimin me shkrim të partive aleate, e ndërsa theksohet se qëllimi i saj është maksimalizimi i rezultatit zgjedhor.










