Qytetarët janë mbledhur përsëri sot në protestë, e cila shënon ditën e 26-të. Itinerari vijon të jetë i njëjtë, grumbullimi te sheshi ‘Skënderbej’ e më pas marshimi drejt kryeministrisë. Nga podiumi u lajmërua se ditën e shtunë do të zhvillohet protesta e radhës kombëtare.
Protesta u hap me rileximin e kërkesave të qytetarëve nga Sidorela Vatnikaj ndërsa dje u lexuan nga Arbër Lleshi. 3 ditë më parë, kërkesat u artikuluan nga Dritan Goxhaj në emër të grupit organizator





