Raiffeisen Bank feston 15-vjetorin e saj në Shqipëri

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
7 Tetor 2019, 12:17

Raiffeisen Bank në Shqipëri festoi 15-vjetorin e saj në një event gala më datë 3 tetor me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë.

Në këtë event gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Dr. Johann Strobl, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank International (RBI) me seli në Vjenë, z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike e financiare në vend, sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri, etj.