Rama dhe Balluku shpallin garën ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë (FOTO)

1 / 13
2 / 13
3 / 13
4 / 13
5 / 13
6 / 13
7 / 13
8 / 13
9 / 13
10 / 13
11 / 13
12 / 13
13 / 13
19 Qershor 2020, 12:19

TIRANE-Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku njoftuan sot shpalljen e garës ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë, një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Me tunelin e Llogarasë, aksi Orikum - Palasë do të përshkohet në vetëm për 10 minuta.

Ministrja Balluku tha se gara për tenderin pritet që të shpallet brenda këtij viti. Tuneli 6 km do të përshkohet për 7-10 minuta me shpejtësi 50-80 km/h. "37 minuta do të jetë koha e përshkimit të rrugës nga aeroporti (i Vlorës) në bregdetin shqiptar" tha ministrja. "Projekti do të ketë ndikim 550-600 mln euro në ekonomi dhe punësimi 11600 persona" tha ajo.

b.ha./Shqiptarja.com